Lekaj tregon arsyet se pse Haradinaj nuk do t’ia dorëzojë detyrën Kurtit

03 shkurt 2020 | 11:09

Pak minuta para fillimit të seancës ku do të votohet qeveria e re, ministri në detyrë, Pal Lekaj, ka treguar se pse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk do t’ia dorëzojë detyrën Albin Kurtit.

Sipas Lekajt, Haradinaj ka shkuar në Uashington për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Para gazetarëve, përsëritur qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti.

“Nuk do ta votojmë qeverinë Kurti, meqenëse askush nuk na ka ftuar në takime për këtë çështje. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për ‘Lutjet e Mëngjesit’ në Uashington, ku do të ketë takime të niveleve të ndryshme”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E nominuara për ministre të Kulturës nga LDK-ja, Vlora Dumoshi,…