Piatek: Milani e ka zakon ndryshimin e sulmuesve çdo vit

03 shkurt 2020 | 11:10

Krzysztof Piatek u largua nga Milani teksa vendosi ta vazhdojë karrierën te gjermanët e Herta Berlinit.

Polaku nuk tregoi një formë shumë të mirë këtë sezon dhe për këtë arsye, drejtuesit vendosën ta largojnë, teksa në vendin e tij në Milan është Zlatan Ibrahimoviqi.

Aventura e Piatek te Milani zgjati vetëm një vit, kur sulmuesi u transferua në janar të vitit të kaluar nga Genoa.

“Në Berlin më kanë pritur shumë mirë dhe jam i lumtur. Tifozët më shohin në qytet dhe fillojnë të këndojnë ‘Piantek, Pum, Pum’. Pritshmëritë për mua janë shumë të larta. Unë u shita pas afrimit të Ibrës? Këto janë gjëra që ndodhin te Milani. Ndryshimi i sulmuesve çdo vit, është zakon i tyre”, ka thënë Piatek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argumentet përfundimtare në gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara,…