Kurti prezanton kabinetin qeveritar (Emrat)

03 shkurt 2020 | 12:49

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve emrat e kabinetit qeveritar.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës do t’i ketë 15 ministri.

Kabineti qeveritar:

Albin Kurti, kryeministër
Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër i parë
Haki Abazi, zëvendëskryeministër i dytë

Ministrat nga LV-ja

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë
Blerim Reka, ministër i Integrimeve Evropiane
Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë
Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Ministrat nga LDK-ja

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë e Sportit,
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë

Ministrat nga minoritetet

Emilja Rexhepi, ministre e Administrimit dhe Pushtetit Lokal
Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete dhe Kthim
Ivan Millojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka hedhur akuza ndaj liderit…