Kryeministri Kurti bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Foto)

04 shkurt 2020 | 14:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, bëri sot homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti, tha se kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi, i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

Image preview

“Në këtë vend 59 anëtarë të Familjes së gjerë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, me në krye komandantin Legjendar, Adem Jashari. Unë sot e falënderoj për mirëpritjen djalin e Hamëz Jasharit, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Prekazi, siç shtoi kryeministri Kurti, është vendi i parë që e viziton si kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina, nga kryeqyteti i vendit tonë.

Image preview

Image preview

Image preview

Image preview

Image previewImage preview

Image preview

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 24 fitore në 25 takime, Liverpooli po shkon drejt…