Nis renovimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë

04 shkurt 2020 | 16:15

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Urgjente kanë filluar punimet për renovimin e tërësishëm të objektit dhe infrastrukturës përcjellëse.

Për këtë arsye, kjo komunë ka treguar se ekipet e kësaj qendre janë rilokuar për të vazhduar punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Drejtoria dhe administrata janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5, ndërsa ekipet e mjekëve të mjekësisë urgjente janë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare 4, 5 dhe 11. Numri i thirrjes për rastet emergjente mbetet i njëjti, 194”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vizitën…