Mbi 550 punëtorë të KEDS-it po sanojnë prishjet në rrjet

05 shkurt 2020 | 14:18

Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e martë.

“Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me masonin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anekënd Kosovës. Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përçues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjësende tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po i ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar. KEDS-i për t’ua lehtësuar punën punëtorëve ka huazuar të gjithë kamionët me vinça të mundshëm. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka njoftuar KEDS-i.

Image may contain: tree, snow, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ndonëse me vonesë ka…