![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/041597BC-820B-4FA1-A14D-C4B0AA771C92.jpeg)
Përshëndetje e veçantë nga Adem Demaçi në ditëlindjen e tij
27 shkurt 2018
| 23:14
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij të 82-të, është kujdesur t’i përshëndes miqtë e tij në mënyrë të veçantë.
Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një fotografi, në të cilën Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.
“Përshëndetje për të gjithë miqtë e fcb me këtë foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptar Demaçi në llogarinë e vet në Facebook.
Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare.