Nitaj, Kurtit: Heqja e taksës pa njohje, dorëzim ndaj Serbisë

05 shkurt 2020 | 16:09

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se do ta zëvendësojë taksën 100 për qind me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se heqja e taksës pa njohjen e Kosovës është dorëzim përballë Serbisë.

“Heqja e taksës pa njohje është dorëzim përpara Serbisë! Reciprociteti është me t’qit hi syve! Eksporti i Kosovës në Serbi është qesharak krahasuar me miliardat e mallrave serbe që do të hyjnë në Kosovë!”, ka shkruar Nitaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugenio Corini është trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet…