Kosova dhe Britania e Madhe do të kenë raporte të shkëlqyeshme edhe pas Brexit-it

05 shkurt 2020 | 16:58

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, miqësor, ministri Konjufca dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Konjufca ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, edhe pas Brexit (largimit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore nga Bashkimi Evropian).

Edhe ambasadori britanik Abbott ka shprehu gatishmërinë e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen dhe qëndrimin pranë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund ka marrë një lajm mjaft të hidhur ditën…