Federata e Pingpongut nis aktivitetet me pjesëmarrje në “Connect Ligen”

06 shkurt 2020 | 21:59

Federata e Pingpongut fillon aktivitetet e saj për vitin 2020 me pjesëmarrjen në ligën rajonale “Connect Ligen” që do të organizohet më 8 dhe 9 shkurt në Shkup.

Bordi i FPPK-së ka pranuar propozimin e udselektorit që Kosovën në këtë ligë ta përfaqësojnë:

Kadet M – Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi
Kadet F – Shega Hashani dhe Adea Babuni
Junior M – Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku
Juniore F – Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi
Trajner – Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani
Udhëheqësi i rrugës – Nehat Çitaku

Sa për informimin tuaj, Connect Liga ka filluar në nëntorin e vitit të kaluar në Kosovë, e sivjet do të mbahet në Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri, e në fund në Kosovë për të nxjerr përfaqësueset më të suksesshme.

Kosova në xhirot e para ka dalë si përfaqësuesja e parë në 3 kategori: Junior M, Kadet M dhe Kadet F si dhe e dyta në kategorinë e Junior F.

Në fundjavën tjetër (15-17 shkurt) është paraparë organizimi i mbledhjes së Kuvendit si dhe shpërblimit të laureatëve e pastaj më 17 shkurt organizimi i turneut “Dita e Pavarësisë”, për të cilën tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë përfaqësues nga ITTF, ETTU, STAG e nga rajoni.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Bizneseve nga Gjermania falenderon poashtu qeveritë e kaluara…