Në Klinikën e ORL-së u operuan mbi 2 000 pacientë

07 shkurt 2020 | 13:32

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët në bashkëpunim me stafin tjetër shëndetësorë, kanë realizuar 2 mijë e 215 operacione gjatë vitit 2019.

Në saje të raportit të punës për 12-mujorin e vitit të kaluar, kishte 962 raste në ambulanca të pranimit.

Të dhënat zyrtare, po ashtu, tregojnë se në Klinikën e ORL-së janë shtrirë 2 mijë e 359 pacientë.

Gjatë kësaj kohe, kishte 10 mijë e 402 vizita specialistike dhe 5 mijë e 929 vizita subspecialistike.

Në periudhën janar-dhjetor 2019 janë ofruar 379 shërbime logopedike, 3 mijë e 902 shërbime të audiometrisë tonale matje të dëgjimit), 1 mijë e 353 timpanometri (ekzaminimi i lëvizshmërisë i membranës timpatnike dhe kockave të dëgjimit) dhe 1760 shërbime për pastrim të veshëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në ShBA ka…