Pesë familje skamnore nga Skenderaj bëhen me shtëpi

09 shkurt 2020 | 16:19

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me humanistin hoxhë Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë dhuruar çelësat e shtëpive edhe për pesë familje tjera në nevojë nga kjo komunë.

“Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt iu kanë dalë në ndihmë dhjetëra familjeve në nevojë nga Skenderaj, duke iu ndërtuar shtëpi dhe dhuruar banesa, gjë për të cilën kryetari Bekim Jashari u shpreh jashtëzakonisht falënderues ndaj kësaj shoqatë humanitare e cila sipas tij po i buzëqeshë shumë familje në nevojë. Familjet përfituese të pesë shtëpive që u ndanë janë: Xhemë Xhokaj pesë anëtarë nga fshati Llaushë, Mehmet Hoxha shtatë anëtarë, Llaushë, Nuredin Meha pesë anëtarë, Prekaz i Poshtëm, Ferat Berisha katër anëtarë, Kryshec dhe Hasan Hajrizaj aktër anëtarë nga fshati Abri e Poshtme”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…