E mrekullueshme, niset misioni i satelitit drejt diellit

10 shkurt 2020 | 13:26

Agjencia Europiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, për studimin e diellit nga kënde më të afërta.

Misioni 1.5 miliardë dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë.

Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli. Sateliti është nisur në orët e vona të së dielës nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtuesit shpresojnë se dituria e fituar nga ky mision do të ndihmojë në përditësimin e modeleve që përdoren për të parashikuar shpërthimet e mundshme të Diellit.

Në krye të këtij misioni është Agjencia Europiane për Hapësirë, në bashkëpunimin me NASA-n amerikane. Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e diellit prej rreth 42 milionë kilometrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot…