Malazezët e Kosovës me kërkesë për Thaçin dhe Kurtin (Dokument)

10 shkurt 2020 | 13:34

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ia ka dorëzuar sot një kërkesë presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti për rregullimin e pozitës zyrtare juridike të komunitetit malazez në vendin tonë.

Kjo shoqatë pret nga Thaçi dhe Kurti, që në përputhje me fuqitë e tyre kushtetuese, t’i qasen hartimit të një amendamenti kushtetues i cili do ta njihte komunitetin malazez si kategori kushtetuese në Kosovës.

“Miratimi i një ndryshimi të tillë në Kuvendin e Kosovës kërkon një shumicë prej dy të tretave ose dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë dhe të paktën dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm”.

“Ne i kemi bërë kërkesa shtesë kryeministrit Kurti që Qeveria, në krye të së cilës është që menjëherë të nis zbatimi i plotë i Strategjisë për Integrim dhe Afirmim të Komunitetit Malazez në Kosovë, e cila u miratua në 12.12.2016 dhe në zbatim të Ligjit për pushimet zyrtare, malazezët marrin zyrtarisht ditën e tyre, si dhe të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë”, është thënë në letrën e kësaj shoqate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Europiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit,…