Reali pas Sterlingut

10 shkurt 2020 | 16:20

Real Madridi po e monitoron situatën e sulmuesit te Manchester City, Raheem Sterling.

Reprezentuesi anglez akoma s’ka arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës me “Qytetarët” pas sezonit 2023, dhe “Mbretërit” raportohet se duan të testojnë klubin anglez nëse është i gatshëm ta largojë yllin e skuadrës. Këto dy skuadra do të përballen me njëra tjetrën në fund të muajit shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sterling ka pësuar një lëndim në fundjavën e shkuar, por 25-vjeçari është shprehur optimist se do të jetë i gatshëm për përballje me Realin më 26 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife Podvorica ...dëgjova prapa shpinës sime një ofshamë të thellë…