Ministrja Bajrami së shpejti do të takohet me homologen nga Shqipëria

10 shkurt 2020 | 17:03

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e arsimit.

Ambasadori Minxhozi ka uruar ministren Bajrami për detyrën e re, si dhe ka përmendur bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në arsim Kosova dhe Shqipëria, por edhe ngecjet në projekte dhe marrëveshje të ndryshme.

Ndërsa ministrja Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji e inovacion.

Ajo ka thekuar se së shpejti do të ketë një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, në mënyrë që të kalohen sfidat në implementimin e projekteve dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, ka…