Irani goditet nga ‘sulmi më i madh kibernetik në histori’

10 shkurt 2020 | 20:52

Mbrëmë, një hedhje rakete nga Imam Khomeini Spaceport u kap në befasi për shkak të shpejtësive së ulët që e ndaluan atë të arrinte në orbitë.

Ishte një goditje poshtëruese për Teheranin, për të cilin Shtetet e Bashkuara besojnë se po zhvillon teknologji raketash për të përparuar aftësitë bërthamore, transmeton lajmi.net.

Por disa orë para dështimit, zëvendësministri i informacionit i Iranit Hamid Fatah kishte zbuluar se rrjeti i komunikimit të vendit ishte goditur me ‘sulmin më të rrezikshëm në historinë iraniane’.

“Hakerët filluan sot sulmin më të përhapur në historinë e Iranit kundër infrastrukturës së vendit”, shkroi ai në Twitter, në llogarinë zyrtare të tij.

Është e paqartë nëse sulmi kibernetik shkaktoi dështimin e raketës, e cila ndodhi në hapësirën Imam Khomeini në provincën Semnan të Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të…