![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/City-Skyline-from-Cathedral-Bell-Tower-Prishtina-Kosovo.jpg)
E diela pritet të bëhet ditë pushimi për të gjitha bizneset në Prishtinë
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mbajti mbledhjen e parë. Në këtë mbledhje asambleistët e partive u morën vesh që të në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, ekzekutivi të sjell rregulloren e re të punës së bizneseve.
Me këtë rregullore, e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar asambleisti i LVV-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook.
“E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë!
Sot në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës u dakorduam që ekzekutivi në mbledhjen e ardhshme të sjell në Kuvend rregulloren e re për orare të punës së bizneseve. E diela duhet të jetë ditë pushimi për të gjithë, Kryetari u zotua se deri në mbledhjen e ardhshme do ti përgatisin të gjitha procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregullore”, ka shkruar Rrahmani.