Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shkëmbejnë përvojat në fushën e auditimit

11 shkurt 2020 | 11:33

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës (ZKA), Besnik Osmani, ka pritur në takim presidentin e Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Harib Saeed Al Amimi.

Në takim është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave, në interes të avancimit të mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike.

Osmani e ka njoftuar homologun arab për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe për ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve.

Kreu i ZKA-së e ka falënderuar mysafirin i cili në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe për kontributin e dhënë në procesin e anëtarësimit të ZKA-së në INTOSAI.

Ndërsa Al Amimi ka bërë me dije se e përcjellë në vazhdimësi punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar Osmanin për arritjet e deritanishme.

Ai ka thënë se me anëtarësimin në INTOSAI, ZKA-së do t’i mundësohet shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me Institucionet Supreme të Auditimit simotra.

“Institucioni Suprem i Auditimit i Emirateve të Bashkuara Arabe ka një përvoje të madhe në organizimet dhe projektet ndërkombëtare në fushën e auditimit, duke qenë se për tri vjet (2016-2019) ka drejtuar INTOSAI-n. Ky takim u realizua në kuadër të vizitës së dr. Harib Saeed Al Amimi në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përfitimet për Institucionet Supreme të Auditimit. Kjo konferencë do të mbahet me rastin e anëtarësimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni nga Arabia Saudite do të takohet me përfaqësues të Kuvendit, Qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile”, ka njoftuar ZKA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit…