Rama, Kurtit: S’mund të ketë makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik

11 shkurt 2020 | 12:00

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje nëse nën drejtimin e tij Kosova do të bëhet pjesë e iniciativës rajonale të minishengenit ballkanik, duke thënë se takimi i sotëm ishte më shumë për makroshengenin shqiptar.

“Meqenëse takimi ynë sot ishte më parë për makroshengenin shqiptar, sesa për minishengenin Ballkanik”, ka thënë Kurti.

Por, homologu i tij shqiptar, Edi Rama, mendon ndryshe nga ai që makroshengeni shqiptar s’mund të ekzistojë pa shengenin rajonal.

“Është e vërtetë që në këtë pikë ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Besoj që s’ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik”.

“Edhe pse kjo fjala ‘mini’ nuk e di kush ia vuri, por unë edhe për shkak të gjatësisë nuk jam i prirur të bëj gjëra ‘mini’. Besoj që makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal”.

“Nëse ne jemi konsistent në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, çka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë çmos të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve për të pasur një hapësirë të përbashkët mes të dyja shteteve për të pasur lëvizje të lirë mes nesh, jo vetëm mallrave dhe kapitaleve, por edhe të njerëzve çka deri dje ishte e paimagjinueshme”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës (ZKA), Besnik Osmani, ka pritur…