Kryemadhi, ambasadores amerikane: Partneriteti strategjik me ShBA-në forcon paqen në rajon

11 shkurt 2020 | 13:42

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka pritur në takim ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë, Yuri Kim, të cilën e ka uruar për detyrën e re.

Në këtë takim, Kryemadhi ka vlerësuar mbështetjen e pakufizuar që SHBA-ja është duke i dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sot kisha kënaqësinë ti uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik ShBA. Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim. Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë”.

“Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon agjenda jonë e integrimit. Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standardeve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare. Vlerësova partneritetin strategjik me ShBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë”, ka shkruar Kryemadhi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha është takuar në…