Emisari i Trumpit kërkon përsëri heqjen e takës 100 për qind

11 shkurt 2020 | 14:45

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur kërkesën e tij për heqjen e taksës në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se heqja e taksës është bazike për investime.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të zhvillohen. Është bazike”, ka shkruar Grenell, duke shpërndarë një status të koordinatorit  në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimi.

“Investime të mëtutjeshme në Kosovë nga MCC planifikuar në buxhetin e Donald Trump. Marrëveshja kompakte pritet të sigurojë një nxitje të madhe për infrastrukturën energjetike dhe të mundësojë partneritete publiko-private që sjellin rritje ekonomike në Kosovë”, ka shkruar Selimi.

Grenelli ka theksuar se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet aplikuar.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1227198500905025536?s=20

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e KF Liria në bashkëpunim me shtabin teknik dhe…