Tensitja Barty ruan pozitën e parë

12 shkurt 2020 | 11:23

Tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kreun e renditjes botërore për femra edhe pas grand slamit të Australian Open.

Ajo ka 8.367 pikë, por tashmë diferenca me ndjekëset është ngushtuar. Në vendin e dytë është ngjitur Simona Halep, me 6.101 pikë, ndërkohë që podiumi kompletohet me Karolina Pliskova. Tenistja amerikane Soa Kenin, fituese e grand slamit të luajtur në Melburn, klasifikohet në vendin e 7-të, duke hyrë për herë të parë në “top-10” tenistet më të mira në botë. Ndërsa Serena Williams klasifikohet në vendin e 9.

Renditja (WTA): Ashleigh Barty (8.367 pikë), Simona Halep (6.101 pikë), Karolina Pliskova (5.290 pikë), Elina Svitolina (4.775 pikë),  Belinda Bencic (4.675 pikë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kreun e renditjes botërore për…