‘Futbolli i Kosovës’, monografia që dokumenton një shekull të futbollit të Kosovës

14 shkurt 2020 | 11:29

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të enjten është promovuar monografia “Futbolli i Kosovës” e autorit Azem Brovina. Brovina tregoi se ka punuar rreth tetë muaj për ta përpiluar në tërësi këtë monografi dhe iu kanë dashur rreth 800 orë për ta sistemuar materialin.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se monografia e Azem Brovinës nuk do të ishte e plotë pa pranimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit siç janë FIFA dhe UEFA. Ndërsa sa i përket autorit të kësaj monografie, ai u shpreh se Brovina asnjëherë nuk është ndikuar nga asnjë qeveri apo asnjë grup tjetër.

Ndërsa drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, u shpreh se ministra e ka mbështetur këtë monografi në maksimum, duke ditur rëndësinë e këtij botimi. Ndryshe, monografia “Futbolli i Kosovës” për shumë arsye është e veçantë, pasi është e shkruar mjeshtërisht, e argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave dhe, si e tillë, i tejkalon kornizat e një historie sporti. Monografia e Brovinës, në fakt, është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro…