Joshua: Fury do ta rrahë Wilderin

14 shkurt 2020 | 12:05

Anthony Joshua ka parashikuar se Tyson Fury do ta rrahë Deontay Wilderin në rimeçin për titullin e kampionit të botës këtë muaj, duke këmbëngulur se bashkatdhetari i tij britanik mund ta lëndojë apo mbizotërojë amerikanin.

Fury do ta sfidojë Wilderin për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC më 22 shkurt në Las Vegas. Joshua, ndërkohë, pritet t’i mbrojë titujt në IBF, WBA dhe WBO kundër Kubrat Pulev, me gjasë në stadiumin e Tottenham Hotspurit në Londër. I pyetur për rimeçin e rivalëve të tij, Joshua tha për “Sky Sports”: Është më mirë ta fitojë Wilderin sepse njerëzit e presin me padurim një meç me mua”.

“Por mendoj se Fury do të fitojë. Për të fituar, Wilderit i duhet ta nokautojë Furyn, e herën e parë nuk mundi ta bëjë këtë”, shtoi ai. “E për të fituar Fury, atij i duhet ta mbizotërojë apo lëndojë Wilderin. Fury ka më shumë arsenal sesa Wilderi, prandaj edhe e zgjedh atë për të fituar”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur…