Huqja e 50-vjetorit të UP-së: 50 Years Universitety of Prishtina

15 shkurt 2020 | 13:11

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po shënon sot 50-vjetorin e themelimit të tij me ceremoni solemne.

Kjo ceremoni po mbahet në hotel “Emerald” ku të ftuar janë qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësueses të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë.

Megjithatë duket se organizatorët e kanë bërë një huqje të madhe.

Në kornizën e një fletushke informuese për UP është e shkruar në anglisht “50 Years Universitety of Prishtina”.

Duket se fjalën ‘University’ e kanë ngatërruar me ‘Universitety’ që nga anglishtja nënkupton universitet.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mëngjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë në…