Mustafiq, boksieri më i mirë i turneut të 12-të “Pavarësia”

15 shkurt 2020 | 17:04

Remzo Mustafiq është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 12-të për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Boksieri nga Mitrovica i kategorisë 91 kilogramë mposhti boksierin nga Shqipëria në turneun e mbajtur të shtunën në Prishtinë, transmeton KTV.

Ndërkohë, tekniku më i mirë u shpall Çlirim Berisha, çifti më luftarak i takoi Jozef Rrasit dhe Çlirim Zekës, ndërsa boksier më ferplej ishte Leonit Gubetini.

Federata e Boksit e Kosovës ndahu mirënjohje edhe për boksierin më perspektiv, epitet i cilit i takoi Jurgen Peposhit.

Në këtë turne u zhvilluan gjithsej nëntë meçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e…