![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/AF37AAAA-2C6C-4BA4-9C0A-A46C675D056A.jpeg)
Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës
16 shkurt 2020
| 18:25
Strukturat e LDK-së në Besianë kanë nominuar me unanimitet të plotë kandidat për kryetar të komunës së Besianës, Nexhmi Rudarin.
“Ky nder për mua është një përgjegjësi e madhe, andaj zotohem se do ta vë në funksion të LDK-së gjithë potencialin tim, për të punuar e angazhuar që të vazhdojmë traditën e fitoreve të LDK-së në Podujevë”, ka shkruar Rudari në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se: “Kjo është një sfidë që kërkon angazhim të madh dhe unë jam i gatshëm për të, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen e secilit prej jush, ju që me mund e me sakrificë e mbajtët LDK-në e Llapit kala të pamposhtur. Ashtu do të jetë edhe më 15 mars”.