Kryeministri Haradinaj në interpelancë për rritje të pagave

01 mars 2018 | 08:58

Sot (e enjte),  vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës e në të në interpelancë do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas agjendës, pas interpelancës së kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes!, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar, pastaj vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Po ashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016 dhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Astrit Dehari.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas komunikatës së AAK-së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar…