Ndërroi jetë ish-futbollisti Besnik Fejzullahu

18 shkurt 2020 | 11:53

Ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe Flamurtarit, Besnik Fejzullahu, ndërroi jetë të hënë, ndërsa do të varroset sot në orën 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Vajza e Besnik Fejzullahu, Saranda, njoftoi për vdekjen e babait të saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bëri të ditur se pasi Fejzullahu i kaloi tetë ditë në gjendje kome në SHSKUK, ai ndërroi jetë.

Fejzullahu ishte futbollist në vitet e 80-ta tek disa skuadra kosovare (Flamurtari, Ramiz Sadiku, Besëlidhja), ndërsa në vitet e fundit ishte paraqitur edhe si analist i Superligës dhe futbollit ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/saranda.fejzullahu.5/posts/10158172635235972

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se Leo Messi…