Parashikimi i motit për sot
19 shkurt 2020
| 10:45
Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë.
Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.