Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca

20 shkurt 2020 | 17:01

Mijëra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve kanë marrë pjesë të enjten në ceremoninë e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca në fshatin Cernicë të Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, me profesion police, ka privuar të martën nga jeta me armën zyrtare dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj.

Në ceremoninë e varrimit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se kjo tragjedi ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo që janë në botë. “Në emër të kryetarit Haziri, familjes së gjerë Bllaca, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve. Kjo është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për mbarë popullin shqiptar”, ka thënë Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar tre kandidatët për…