![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/14AE0A3E-CEF0-4D14-9D2D-C7509ADAFCEE.jpeg)
Shteti i Xhamajkës njeh Pavarësinë e Kosovës
20 shkurt 2020
| 19:09
Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.
“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.