Komuna e Gjakovës investon 32 mijë euro në laboratorin stomatologjik të QKMF-së

21 shkurt 2020 | 13:50

Komuna e Gjakovës ka bërë me dije se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka siguruar së fundmi disa pajisje për laboratorin e stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), për blerjen e të cilave janë shfrytëzuar mjetet nga investimet kapitale të kësaj drejtorie.

“Laboratori është pajisur me makina dhe tavolina të punës, mikromotora, pajisja e gips sallës me inventar, karrige, dollapë për dosje e të tjera. Në kuadër të këtij investimi parashihen të vijnë edhe katër karrige stomatologjike. Investimi nga ana e DSHMS e kap vlerën e rreth 32 000 euro, pasi që në këtë laborator nuk është investuar që 40 vjet”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Sipas këtij njoftimi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të DShMS-së, Ferdinand Kolaj, ka thënë se kjo drejtori do të vazhdojë me investime të tilla në përmirësimin e kushteve për qytetaret e Gjakovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në ditën e…