Komuna e Kamenicës shqipton 20 gjoba për mosrespektim të Ligjit për duhanin

21 shkurt 2020 | 13:51

Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se Inspektorati Komunal Sanitar ka shqiptuar 20 gjoba për lokalet në të cilat nuk është respektuar Ligji për duhanin.

Kjo komunë ka theksuar se për personat fizikë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 50 eurove, ndërsa për operatorët ekonomikë 500 euro.

“Inspektorati Komunal Sanitar në vazhdën e zbatimit të ligjit për duhan, gjatë ditës së djeshme ka inspektuar të gjitha lokalet pa dallim në të cilat shërbehet ushqim. Të gjitha restaurantet e qytetit dhe jashtë tij janë inspektuar, me ç’rast janë shqiptuar afër 20 gjoba, sipas ligjit për pirjen e duhanit. Gjobat për personat fizik janë shqiptuar në vlerë prej 50 euro, ndërsa për personat përgjegjës të operatorëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro. Aksioni i Inspektorëve Komunal Sanitar do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, duke përfshirë edhe kafiterit dhe objektet tjera publike. Lusim qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim!”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej datës 18 deri 20 shkurt 2020, në Prishtinë është…