Mbyllet përkohësisht regjioni i Lompardisë, coronavirusi iu ka marrë jetën dy personave në Itali

22 shkurt 2020 | 12:01

Gjatë ditës së sotme, coronavirusi ua ka marrë jetën dy personave në Itali, duke e ngritur kështu në 2,253 numrin e përgjithshëm të vdekje nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Si pasojë e këtyre dy vdekjeve, regjioni i Lompardisë është bllokuar përkohësisht, derisa 50 mijë banorëve, iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

I pari që viq, ishte një 78-vjeçar që u nda nga jeta në spital, ku u pranua dhjetë ditë më herët, derisa ankohej se është i sëmurë nga gripi sezonal.

Viktima e dytë është një grua, e cila vdiq në shtëpi, duke bërë që të mbyllen menjëherë të gjitha dyqanet e asaj zone.

Në këtë regjion, janë pesë mjekë dhe dhjetë banorë të sëmurë me coronavirus, pasi kishin frekuentuar të njëjtën kafene, ku dyshohet se edhe janë sëmurë.

Sëmundja e coronavirusit, e njohur si Covid-19, deri më tani i ka infektuar 77,268 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Musliu në intervistë për AIM-në tha se fushata…