Hoti reagon pas sulmit që iu bë me vezë: Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar

22 shkurt 2020 | 12:55

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit që i është bërë sot me vezë para objektit të Qeverisë.

Hoti ka thënë se porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar, duke shtuar se Kosova më nuk është e izoluar dhe se të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar”, ka sqaruar Hoti në Faqen zyrtare të tij.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që raportet me miqtë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

“Ne jemi të vendosur t’i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, vijon shkrimi i tij.

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe Lidhja Demorkatike e Kosovës, të cilët kanë thënë se sulmi i sotëm është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Reagimi i plotë:

Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta dhe Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media…