Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re
Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu është bërë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ahmeti në reagimin e bërë ka thënë se opozita e re po i bënë reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend. Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se Avdullah Hotin e kanë zgjedhur si target të lehtë.
“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë?
Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye. 👎👎👎— Shpend Ahmeti (@ShpendA) February 22, 2020