Zëdhënësi i VV-së: Ndërlidhja e VV-së në sulmin me vezë ndaj Hotit ka për qëllim futjen e pykës për koalicionin e shpresës

22 shkurt 2020 | 13:52

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje!, ka reaguar ndaj komunikatës së LDK-së ku përmendeshin sulmet me vezë të vitit 2015-2016.

Manxhuka, nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se ndërlidhja e sulmit me vezë ndaj Hotit me Vetëvendosjen është tendencë dashakeqe dhe ka për qëllim futjen e pykës për koalicionin e shpresës.

Reagimi i plotë i tij:

Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte ketu./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…