Gigi Hadidit i kishin thënë se nuk e ka trupin për modele

24 shkurt 2020 | 11:46

Gigi Hadid është një nga modelet më të njohura në botë, por as ajo nuk është ‘imune’ ndaj kritikave për pamjen e saj. 24-vjeçarja ka rikujtuar për revistën “i-D” fillimet e saj në industrinë e modës gjysmë dekade më parë kur disenjatori i famshëm francez Jean Paul Gaultier ishte i pari që i bëri prova nëse ajo mund të bëhet modele.

“Unë isha në përfundim të shkollës së mesme dhe i kisha format trupore të një volejbollisteje. Ato forma trupore më pëlqenin shumë. E dija se sa shumë kisha punuar që t’i kisha ata muskuj dhe të isha më e bëshme në pjesët e trupit ku unë doja në fakt, ato forma trupore më mungojnë tani.

Në atë kohë njerëzit ishin të ashpër ndaj meje duke provuar të më thonë se nuk i kisha format trupore për t’u bërë modele”, ka thënë Gigi Hadid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon ta…