Gattuso i ka dy fjalë për Barçën dhe Messin

24 shkurt 2020 | 14:56

Trajneri Gennaro Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes Napoli-Barcelona, e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, ka thënë se dëshiron fitore kundër Barçës.

“Unë e di që do të përballemi me një ekip të shkëlqyer. Do të jem i kënaqur nëse luajmë me kokën lart, pa frikë. Ne e respektojmë kundërshtarin, por duam ta mundim atë. Kafaz për Messi? Nuk është vetëm ai te Barcelona, do të duhet të zhvillojmë një lojë të shkëlqyeshme në nivel kolektiv. Për mua, Messi është lojtari më i madh, për mënyrën si e ka jetuar karrierën e tij, një shembull për futbollin botëror. Asnjëherë, asnjë fjalë jashtë vendit. Lojtar dhe njeri i përsosur. E shoh atë të bëjë disa gjëra, që njerëzit zakonisht i bëjnë në ‘playstation’. Messi është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Gattuso.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus (D+) ka mbajtur të hënën tryezë lidhur me…