Lirika Deva dhe Elena Hoxha fitojnë medalje në Turqi

24 shkurt 2020 | 15:21

Skitaret e Kosovës, Lirika Deva dhe Elena Hoxha, kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për grupmosha të reja në Olludag të Turqisë.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Deva fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina sllallom. Lirika pati kohën 1:18.88 sekonda nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena përfundoi me kohë 1:22.43 sekonda.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese. Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata. Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu. Nesër vazhdojnë garat në sllallom të madh.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të…