7 të vdekur në Itali dhe 270 të prekur nga koronavirusi

25 shkurt 2020 | 11:36

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Itali rritet në 7 dhe 270 raste me infeksione.

206 raste dhe 6 viktima janë shënuar në Lombardi, 38 raste dhe një vdekje në Veneto, 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.

Masat e aktivizuara nga autoritetet përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluar eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë.

Autoritet italiane kanë treguar se shpërthimi i virusit në Itali ka ardhur sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar listën e studentëve…