Enver Hoxhaj: Lajçak, zgjidhje e mirë për emisar të BE-së për dialogun

26 shkurt 2020 | 12:06

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se emërimi i mundshëm i kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajçak nga BE-ja për dialogun Kosovë-Serbi është një zgjidhje e mirë.

Hoxhaj ka thënë se Lajçak ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka një njohuri të jashtëzakonshme për secilin vend të rajonit. “

Mirëpres emërimin potencial të Lajçak si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka njohuri të shkëlqyera për secilin shtet dhe rajonin. Ai është një zgjedhje e mirë për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese…