NATO-ja: Çdo lëvizje e FSK-së drejt veriut duhet të miratohet nga komandanti i KFOR-it

26 shkurt 2020 | 16:15

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt veriut duhet të miratohet paraprakisht nga komandanti i KFOR-it.

“Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara. Ne jemi këtu për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë në Kosovë dhe kjo është ajo çfarë jemi duke bërë. Në të njëjtën kohë, jemi duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit të NATO-s me FSK-në pas tranzicionit në ushtri”, është thënë në përgjigjen me shkrim.

Po ashtu, në përgjigje është theksuar se “NATO nuk e ka ndryshuar mandatin dhe do të vazhdojë me misionin paqeruajtës. NATO do të vazhdojë me mbështetjen ndaj dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si zgjidhje e vetme e qëndrueshme politike në rajon”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me publikimin…