Flet vëllai i Qerim Kelmendit: Ia zunë pritën pastaj e ekzekutuan (Video)

27 shkurt 2020 | 13:10

Në mesnatë rreth orës 1:27 minuta është vrarë ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Për këtë ngjarje tronditëse ka folur për T7 dhe RTK vëllai i Qerimit, Osmani.

Ai ka thënë se vëllai i tij është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij.

“Vrasja ka ndodhur në mesnatë pas orës 1:25, afër shtëpie. Ka qenë një pritje klasike, si duket mirë e përgatitur. E kanë ekzekutuar një herë dhe pastaj e kanë djegur me gjithë makinë kufomën. Ai ka lëvizur në qytet, sepse ka pasur miq e shokë. Nuk e ka pasur asnjë drojë, asnjë element të dyshimit që të mos lëvizë gjatë ditës e gjatë natës. Ai ka qenë invalid lufte. Nuk ka qenë në punë që ta ketë një orar të rregullt. Kështu krejt çfarë dimë është kjo. Pistë të dyshimit nuk kemi. Historia e vëllait është kjo, ai ka qenë luftëtar i orëve të para, ka qenë së bashku me Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Zahir Pajzitin”, ka thënë Osman Kelmendi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea pritet të bëjë revolucion gjatë afatit kalimtar të verës,…