![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/rexhep-selimi.jpg)
Rexhep Selimi: Qerim Kelmendi u vra në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai ka thënë se Qerim Kelmendi ishte luftëtar i hershem i UÇK-së.
Selimi ka thënë se Kosova duhet ta çlirojë veten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera.
“Qerim Kelmendin e njoha prej kohësh. Ai ishte luftëtar i hershem i UÇK-së. Ai u vra sot në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë. Kosova duhet ta çlirojë veten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera. Policia e prokuroria të mos ndalen në punën e tyre. Ngushëllime bashkëluftëtarëve, miqve e familjes!”, ka shkruar Rexhep Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=194200271990733&set=a.140247510719343&type=3&eid=ARARwaAL3uIaUT-pW0EWOSiuhtAREXCMvsdv1-CLxXnJ-fxRk1VR0uzh7IOy8vWtNIx7o4sha-LlMVu_
/Epoka e re/