Kluadia Pepa: “Nuk i rezistova dot… duhet të hipja”
27 shkurt 2020
| 15:58
Përveçse një balerinë profesioniste dhe e suksesshme, Klaudia Pepa, njihet gjithashtu edhe për pozat provokuese dhe të guximshme që herë pas here bën në rrjetet sociale.
Së fundmi, balerina e njohur ka postuar disa poza mjaft të bukura në “Instagram”-in e saj. Në fotot në fjalë ajo shfaqet e veshur me një “jumpsweet” dhe atlete të bardha.
Në pozën e parë, balerina ka vendosur që të bëjë sparkatën sipër një makine luksoze, ndërsa në një foto tjetër ajo tregon se edhe ka hipur në të.
“Nuk i rezistova dot… duhet të hipja në një nga këto makinat e bukura”, shkruan balerina bukuroshe krahas fotove që kanë marrë shumë komplimente.