Zëvendëskryeministri Hoti: Qeveria e ë Kosovës duhet ta heqë tarifën famoze

27 shkurt 2020 | 16:01

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta heqë tarifën famoze.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuese në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qëndrim i sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuese në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

Asnjë masë e jona e një anshme nuk mund të mbroj apo avancoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e dialogut.

Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveçse një balerinë profesioniste dhe e suksesshme, Klaudia Pepa, njihet…