Avokati Alban Arifi paditë Ministrinë e Drejtësisë për anulimin e vendimit për noter (Dokument)

27 shkurt 2020 | 16:14

Gazeta “Epoka e re” ka siguruar padinë e bërë nga avokati Arifi pranë Gjykatës Themelore në Departamentin për Çështje Administrative, kundër të paditurës Ministria e Drejtësisë, ku janë evidentuar mbi 30 shkelje të dispozitave ligjore të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të saj në fuqi.

Siç dihet Ministria e Drejtësisë më 19 prill 2019 ka publikuar shpalljen për aplikim për provim të noterisë, ku i ka listuar kriteret që duhet plotësuar si dhe dokumentet e vërtetuara që duhet të dëshmojnë se aplikanti i plotëson kushtet për të iu nënshtruar provimit.

Kushtet që i parasheh edhe ligji për Noterinë por janë kërkuar edhe në shpalljen e datës 19 prill 2019 janë diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katërvjeçar ose studimet master, vërtetimin për përvojën e punës juridike pas diplomimit së paku tri vite përvojë pune profesionale në fushën juridike pas diplomimit si dhe kopjen e letërnjoftimit.

Ministrinë e Drejtësisë pas verifikimit të dokumentacionit të kompletuar, me datë 13 qershor 2019 ka nxjerrë listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për të iu nënshtruar provimit të noterisë.

Me datë 15 qershor 2019 të gjithë kandidatët iu janë nënshtruar provimit të Noterisë në pjesën me shkrim, ndërsa me datë 22 qershor 2019 është publikuar lista e kandidatëve të cilët e kanë kaluar pjesën me shkrim të provimit të Noterisë.

Me datë  7 korrik 2019 kandidatët iu janë nënshtruar pjesës së dytë, pjesës verbale, të provimit të Noterisë, ndërsa me datë 12 korrik 2019 Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin e Noterisë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të Provimit të Noterisë nga ana e të Ministria, kandidatët që kanë dhënë provimin me datë 23 korrik 2019 janë pajisur me certifikatën e Noterisë, raporton “Epoka e re”.

“Edhe pse e gjithë procedura është zhvilluar duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ MD-NR- 01/2019 për Mënyrën e Dhënies dhe Programin e Provimit për Noterinë, këtu duke përfshirë programin e provimit, mënyrën e mbajtjes së provimit, pjesës me shkrim dhe asaj verbale, shpalljen e rezultateve të provimit, dhe asnjë fakt në këtë aspekt nuk është kontestuese dhe nuk është objekt i kësaj padie.  E gjithë procedura ka qenë transparente, e bazuar në legjislacionin në fuqi dhe me praktikat e Ministrisë së Drejtësisë në këtë aspekt, e paditura (Ministria e Drejtësisë) me datë 21 shkurt 2020 ka nxjerrë Vendimin me numër 15/2020 me të cilin ka anuluar procesin e Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga Ministria e Drejtësisë. Padia mbanë numrin e anulimit të vendimit nr. 15/2020 i datës 21.02.2020 ku avokati kërkon nga gjykata kompetente të merr Aktgjykim dhe të APROVOHET në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e tij dhe të DETYROHET e Paditura Ministria e Drejtësisë të ANULOJ Vendimin me nr. 15/2020 i datës 21.02.2020 me nr protokolli 01-173. Si dhe në kërkesë padinë e avokatit kërkohet të DETYROHET e paditura (Ministria e Drejtësisë) që nxjerr VENDIM me të cilën vazhdon procesin e Provimit të Noterisë të shpallur me datë 19 prill 2019”, thuhet në padinë e avokatit Alban Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar, Florian Kamberi, ka thënë se është privilegj i…